Protesta me skena “lufte” në Tiranë, sulm me fishekzjarre e molotov mbi policinë (Video)

    Në asnjë rrugë rreth qendrës së Tiranës nuk ka më qetësi. Ka përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, që të krijojnë idenë e një skene lufte.

    Protesta e sotme ka qenë mjaft e dhunshme, me protestuesit që prej orësh tashmë nuk kanë ndalur sulmet me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

    Pas rënies së errësirës, sulmi është bërë edhe më i furishëm, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në afërsi të Bulevardit.

    Nga ana tjetër, policia ka hedhur vazhdimisht ujë dhe gaz lotsjellës.

    Lajmi Paraprak

    A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë