Gjykatësi Kadriu: provimi i jurisprudencës në shqip është e drejtë kushtetuese

    Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore.

    Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë.

    Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional.

    “Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, deklaroi Osman Kadriu, gjykatës Kushtetues.

    Lajmi Paraprak

    Debatet politike dhe studentore në RMV ndërthuren me pasigurinë rreth Bankës Alta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë