Komuna e Zhelinës do të ketë qendrën për kulturë

    Edhe Komuna e Zhelinës do të ketë qendrën për kulturë. Fillimi i punëve është shënuar sot në territorin e fshatit Zhelinë, me praninë e kryetarit të Komunës, Blerim Sejdiu, zëvdensministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani dhe drejtuesve të Lëvizjes Besa.

    Sipas zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, pas dy herë refuzimesh të këtij projekti, më në fund u arrit që ky projekt të jetë pjesë e investimeve. Në ndërkohë, kryetari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, ka falënderuar institucionet, të cilët kësaj radhe gjetën mënyrën për të financuar këtë projekt për banorët e Komunës së Zhelinës.

    Ndërtimi i Qendrës për kulturë në Zhelinës realizohet me mjete të Qeverisë përmes programit TAV. Për ndërtimin e kësaj qendre janë ndarë 350 mijë euro, kurse do të ketë edhe qendër rinore dhe vend për 100 persona në sallën kryesore. Fillimin e punëve e ka ndjekur edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe nënkryetari Kastriot Rexhepi./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Interesim i lartë dhe pritje të gjata në pikat e vaksinimit në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Covid-19 rrit sigurimet shëndetësore private

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë