Lidia Petovska, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, në emisionin e sontë ‘Magazina Ekonomike’ theksoi se decentralizimi në faza deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat.
“Fazat e deritanishme të decentralizimit nuk dhanë rezultate, as në pjesën e financimit, as në pjesën e ingerencave të komunave. Përveç financave, ka mungesë dhe të resurseve njerëzore, gjegjësisht kemi administratë të politizuar, ka shumë të punësuar pa aftësitë e nevojshme. Kjo flet për realitetin se decentralizimi është në ngecje serioze”.