Mjeku oftamolog, Bekim Tateshi nga radhët e ASH-së i ftuar në emisionin “Rruga drejt” tha se sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë. Dhe sipas atij, kjo jo prej tani, por është duke zgjatur prej kur Maqedonia është e pavarur.
Sipas Tateshit Me pavarësinë e Maqedonisë nuk arritëm që shëndetësinë ta mbajmë në nivelin që e kemi pasur deri atëherë. Tateshi foli edhe për tragjedinë e Tetovë ku akuzoi se gjendja në këtë spital është keq menaxhuar dhe neglizhuar plotësisht.
“Nëse në spitalin modular të Tetovës, është dëmtuar një nga tre gypat e oksigjenit, dhe pikërisht gypi që nuk transportonte oksigjen, kjo tregon se dikush prej brenda e ka bërë atë. Dhe kjo është një shenjë se diçka po ndodh”, ka deklaruar Tateshi. /Nistori/
VMRO-DPMNE: Pretendimet e prokurorisë për spitalin modular në Tetovë janë qesharake
Opozita maqedonase ka reaguar ndaj raportit për tragjedinë në Tetovë. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM dhe BDI përmes prokurorisë së…