Tragjedia e rëndë që ka ndodhi mbrëmë në qytetin e Tetovës, përveç opinionit vendor, ka tronditur edhe atë në rajon.
Për zjarrin tragjik, nga i cili mbetën të vdekur 14 persona, kanë shkruar dhe raportuar edhe mediat e rajonit dhe ato ndërkombëtare.
Gazetari i mediumit online “Nistori”, Emir Hamzai, në një deklaratë për Syri TV, ka folur në lidhje me gjendjen në spitalin modular në Tetovë.
Ai bëri thirrje që mediumet online, të mos keqpërdorin fotografitë me pamje tragjike.
“Në këtë rast dua të bëjë thirrje, që të gjithë ata që posedojnë fotografi të rënda nga kjo ngjarje tragjike, të mos i publikojnë të njëjtat. Pasi sipas meje kjo do të ishte vdekje e dyfishtë për familjarët e viktimave”, tha gazetari Hamzai.
Gazetari i Nistori-t foli edhe për transparencën e institucioneve në lidhje me ngjarjen tragjike, ndërsa tha se ajo nuk është në nivelin e dëshiruar.
Ndryshe, nga zjarri i cili mbrëmë kaploi kovid-qendrat, mbetën të vdekur 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. /Nistori/