Disa gëzhoja të armëve të zjarrit kanë përfunduar në Medresenë e Vajzave në Tetovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, derisa sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit publik e angazhuar nga Medreseja.
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë.
Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon. /Nistori/
Mellburni kalon Sidnejin si qyteti më i madh i Australisë
Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë, për herë të parë qysh në shekullin…