Në Këshillin e Komunës së Gostivarit është miratuar propozimi për ndërtimin e tre garazheve në kate

    Foto: Emir H.

    Këtë informacion e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në rrjetet sociale.

    “Ekipi i Komunës është i lumtur të ndajë me të gjithë ju një lajm të shkëlqyer. Sot në Këshillin Komunal të qytetit u MIRATUA propozimi për ndërtimin e TRE GARAZHEVE NË KATE. Nëpërmjet një procesi transparent në kuadër të të cilit u formua një Komision i dedikuar me pesë anëtarë, u ndoqën të gjithë hapat ligjorë që sollën deri shpallja e firmave më të përshtashme për të filluar punën”.

    “Ndërtimi i këtyre garazheve do të realizohet me partneritet publiko-privat. Kjo vepër është një hap i rëndësishëm drejt urbanizimit të Gostivarit, këtij qyteti që e duam më shumë më shumë në botë”, ka shkruar Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Neziri: Kryetarët e komunave të mos kenë më shumë se dy mandate, kjo duhet të rregullohet me ligj

    Lajmi i rradhës

    ESHS: Regjistrohen gjithsej 1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 apartamente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë