Ekspertët nga Estonia mbështetin MASH-in për zhvillim të digjitalizimit në arsim

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot mbajti takim me një delegacion nga Estonia, përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin ishte biseduar për aktivitetet e planifikuara në digjitalizimin e arsimit dhe zhvillimit të aftësive digjitale, përmes projektit të mbështetur nga Qendra Estoneze për Partneritet Lindor (QEPL) dhe i financuar nga Estonia dhe SHBA-ja.

    “Projektin të cilin e fillon Sekretariati për Çështje Evropiane, ndërsa është në drejtim të mbështetjes së digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut është pjesë e prioriteteve të Qeverisë për sjelljen e vlerave evropiane në shtëpi, në mesin e të cilave edhe digjitalizimi i arsimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është shënuar si ministri relevante për ndarjen e përvojave dhe informacioneve, si dhe për situatat sa i përket digjitalizimit të proceseve dhe shërbimeve në arsim, me qëllim të planifikimit dhe definimit më efektiv të aktiviteteve të mëtutjeshme të projektit”, njoftoi MASH.

    Qëllimi i projektit është që të ndahen praktikat dhe përvojat më të mira nga digjitalizimi estonez, ndërsa një pjesë e aktiviteteve të projektit përfshijnë: trajnime dhe mentorim për administratorët shtetërorë dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut, zhvillim dhe zbatim të zgjidhjes për e-menaxhim dhe ndihmë teknike dhe menaxhim me ndryshime.

    Projekti do të zbatohet në kohëzgjatje prej 18 muajve, ndërsa fillon përmes takimeve dhe punëtorive të përbashkëta me përfaqësues nga institucione relevante dhe faktorë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Në Kumanovë të infektuar me Covid-19, 17 të punësuar dhe 76 nxënës

    Lajmi i rradhës

    Biznesmeni Sead Koçan kërkon falje nga shteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë