I shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunalë, agjendën e vizitave e vazhduam në mëhallën time, te lagjja e ndërtesave në Çair. Kështu pata mundësi t’i ritakoj edhe shumë fqinj e miq, me të cilët e rikonfimuam synimin tonë për të bërë Çairin e Ri, ka theksuar kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, njofton Nistori.
Sali tha se kjo lagje, dikur ndër më të bukurat në Çair, gjithnjë e më tepër po përballet me mungesën e hapësirave për parkim. Ai tha se në fund të mandatit kjo temë do të jetë e konsumuar. Këta njerëz meritojnë të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme. /Nistori/