Qullafkova: Të ndërpriten negociatat me Bullgarinë

    Negociatat me Bullgarinë duhet të ndërpriten menjëherë, për shkak se kërkesat e saj ndaj Maqedonisë janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Kështu deklaron akademikja Katica Qullafkova, e cila thotë pas kërkesave të fundit të palës bullgare, vendi nuk ka asnjë garanci se do të fillojë negociatat me BE-në.

    Edhe të kemi (garanci) duhet të anëtarësohem në mënyrë që nuk do të na çojë të vetë mohohemi ose të jemi precedent i cili do të jetë jo shembullor në historinë e njerëzimit. Ne kemi narrativin tonë dhe gradualisht tërhiqemi nga ai narrativ, ndryshojmë preambulën, e ndryshojmë nenet kyçe të Kushtetutës e me këtë ndryshojmë edhe strukturën dhe identitetin e vetë shtetit dhe u bëmë përjashtim në Ballkan. Të gjithë shtetet e tjera të jenë kombëtare, ndërsa shteti jonë të jetë multietnik- deklaroi Katica Qulafkova.

    Qullafkova shtoi se politikanët maqedonas i mbështesin tezat të cilat nuk janë në interes të Maqedonisë por të fqinjëve dhe të tjerëve. Në 30 vjetorin e themelimit, kryetari i ASHAM Lupço Kocarev, deklaroi se është e domosdoshme të zgjohet arsyeja kolektive. Kjo, sipas Kocarevit për tu mbrojtur kombi.

    Nëse e humbim kombin, nuk na duhet integrimi evropian, këtë e thotë presidenti Pendarovski ndërsa, nëse e humbim shtetin maqedonas, nuk do të ekzistojë as entiteti shtetëror që të integrohet në BE, e kështu BE nuk do të ketë çfarë të integrojë, ndërsa ne çka do të shënojmë dhe festojmë. Arritjet e ASHAM dhe ndryshimet për të cilat fola sot, janë fillim i mirë dhe japin shpresë se kemi vizion dhe kapacitet tu përgjigjemi sfidave aktuale- pohoi Lupço Kocarev, kryetar i ASHAM

    Kreu i Akademisë së shkencave, Kocarev, madje propozon që Ministrisë së Arsimit ti merren kompetencat për përgatitjen e strategjive për zhvillim të arsimit dhe shkencës dhe për përgatitjen e reformave në arsim. Ndërsa strategjitë dhe reformat ti përgatis ASHAM-i, universitetet dhe odat ekonomike. Po ashtu ASHAM do të obligohet ti zbatojë strategjitë dhe reformat./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një muaj nga tragjedia në Tetovë, ministrat “mbijetuan”

    Lajmi i rradhës

    Nga QMK-ja thonë se janë gati për parandalim të përmbytjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë