Kumari, problem serioz për Ohrin

    Mirçe Kërstevski, 53-vjeçar nga Ohri thotë se dëshira për jetë më të mirë, mendimi për fitim të shpejtë dhe të lehtë e ka fundosur pasi më shumë se gjysmën e jetës e ka kaluar në kazino dhe bastore, përcjell Nistori.

    Ai thotë se për shkak të borxheve ka menduar edhe të vetëvritet. Por, sot Kërstevski është themelues i Shoqatës së Edukimit dhe të Parandalimit të Lojërave Hazarde “Quo Vadis 021”.

    Kjo shoqatë vepron nën moton “Kumari është problem për tërë familjen”. Sipas tij, shoqata ka për qëllim të ndihmojë dhe të edukojë, para së gjithash, të rinjtë, në lidhje me rrezikun e këtij vesi të keq sepse edhe ai e kaloi rininë, siç thotë, në hapësirat e errëta të kazinove.

    Nga ana tjetër, juristët thonë se propozimet për ndryshimin e Ligjit të Lojërave të Fatit, të cilat përfshijnë vetëm zhvendosjen e kazinove dhe bastoreve larg shkollave, nuk do ta pengojë kumarin.

    Shoqata “Quo Vadis 021” thotl se ky problem duhet të zgjidhet nëpërmjet shtetit. Duhet të veprohet në mënyrë parandaluese, të shpërndahen broshura edukative. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bermuda në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimi i rrugëve, një debat i pafund në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë