Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për ndeshjet e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë. Shorti deshi që skuadra e Pelisterit të mirëpret Vardarin, në një takim që dikur ishte derbi i madh i futbollit vendor, ndërsa tani është përballje e ekipit të fundit në Ligën e Parë dhe anëtarit të Ligës së Dytë.
Në sfidat e tjera, mbrojtësi i titullit, skuadra e Sileksit do të takohet me Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në Tetovë, do të jetë një derbi i vërtetë, në të cilën Shkëndija do të sfidojë skuadrën e Struga Trim Lum.
Ndërkohë në stadiumin në Gjorçe Petrov, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovin, do të takohet me liderin aktual të Ligës së Parë, skuadrën e FC Shkupit. Kujtojmë se përballjet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, do të zhvillohen më 24 nëntor, në orën 13.00.
Kupa e Maqedonisë- Çerekfinale
Pelisteri – Vardari
Sileksi – Bregallnica Shtip
Shkëndija – Struga Trim Lum
Makedonija Gj.P. – FC Shkupi