“Shumica e re parlamentare”, mosbesimi i qeverisë apo zgjedhje të reja?

    Procedura për formimin e shumicës së re parlamentare rrjedh përmes deponimit të dorëheqjes së kryeministrit në Kuvend. Me dorëheqjen e kryetarit të Qeverisë, dorëhiqet e gjithë Qeveria.

    Kushtetuta, neni 93
    “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja ose pamundësia e përhershme e tij që ta ushtrojë funksionin, rezulton me dorëheqjen e Qeverisë”

    Në këtë situatë hapet rruga për mandatar të ri. Për shkak se Kuvendi nuk shpërndahet dhe konstituimi i thirret rezultatit zgjedhor falë të cilit ka dalë përbërja parlamentare, nis rrjedhja e afateve për ndarjen e mandatit.

    Kushtetuta, neni 90
    “Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e Qeverisë”

    Votimi i Qeverisë dhe programit të saj bëhet me shumicë votash në Kuvend, përkatësisht 61 vota. Rrëzimi i Qeverisë mund të procedohet edhe përmes mocionit të votëbesimit i cili mund të paraqitet nga së paku 20 deputet.

    Kushtetuta, neni 218
    “Nëse Qeverisë i është votuar mosbesimi, Kryetari i Qeverisë, dorëheqjen ia paraqet Kuvendit, në afat prej 24 orësh nga votimi i mosbesimit”

    Rrëzimi i Qeverisë mund të ndodh edhe përmes nismës për shpërndarjen e Kuvendit, për të cilën nevojiten 61 vota për. Në këtë situatë, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Qeverinë i cili parashikon Qeveri teknike 100 ditore. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Shumë shkolla në RMV nuk kanë kushte për digjitalizim

    Lajmi i rradhës

    LSDM thotë se Mickoskit i intereson vetëm pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë