Shumë shkolla në RMV nuk kanë kushte për digjitalizim

    Koncepti i ri mësimor që këtë vit shkollor nisi për klasën e parë dhe të katërt vazhdon të kundërshtohet ashpër nga nisma qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Drejtuesja e saj, Dragana Spasevska tha për Alsat se janë të shumta shkollat ku aspak nuk po gjen zbatim ky koncept për shkak të mungesës së kushteve për mësim. Madje, sipas Spasevskës, të gjitha këto mangësi, janë denoncuar edhe te Avokati i Popullit dhe Antikorrupsioni.

    “Vlerësojmë se duhet të hetohet gjithë situata për shkak se edhe pse janë marrë fonde të shumta nga Banka Botërore vlerësojmë se nuk janë shfrytëzuar në mënyrë racionale për shkak se ka shkolla që aspak nuk kanë marrë tabela smart. Ka shkolla që nuk kanë internet në institucionet e tyre. Dikujt i është premtuar se do t’i marrin pas zgjedhjeve megjithatë nëse realisht shohim, pas zgjedhjeve kaloi thuajse gjysmë vjetori i parë”, deklaroi Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

    Nga “Libra dhe mësim patjetër të ketë” përveç që kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit,
    Mila Carovska kërkojnë ndryshime në Ligjin e Arsimit fillor.

    “Ne kërkojmë që ministri të jetë person mbi partiak që partia mos të jetë prioritet para arsimit por të angazhohet maksimalisht për arsimin. Edhe sikur tani të ishte ndërruar ministrja e tanishme ne kemi zgjidhur vetëm një pjesë të mozaikut. Është e patjetërsueshme të realizohet procedurë për ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor ku po shkelen të drejtat tona si prindër dhe ato të fëmijëve”, tha Dragana Spasevska, “Lira dhe mësim patjetër të ketë”.

    Sipas Spasevskës, koncepti i ri mësimor, përkatësisht digjitalizimi i mësimit, nuk përshtatet me kushtet me të cilat përballen shkollat për momentin. Për shkak të mungesës së pajisjeve digjitale për zbatimin e konceptit të ri mësimor, shumë nxënës u detyruan të bëjnë fotokopjimin e librave digjital pavarësisht se këto të fundit nuk janë të lejuara sipas dikasterit të Arsimit dhe Shkencës. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Opinionistët: Zaevi është fajtori kryesor për situatën e re politike

    Lajmi i rradhës

    “Shumica e re parlamentare”, mosbesimi i qeverisë apo zgjedhje të reja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë