Rama: Ilir Meta ka qenë një fatkeqësi për shtetin

    “Për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi”.- Advertisements –

    Kështu është shprehur kryeministri Rama për Presidentin Meta, edhe pse pas zgjedhjeve të 25 prillit tonet mes presidentit dhe kreut të qeverisë janë ulur.

    I pyetur nëse do të ndihej më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI, Rama u shpreh: LSI është çështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë.

    Në një intervistë në news 24 Rama u shpreh ndër të tjera se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

    “Do ketë kërkojmë konsultim me opozitën dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet”, tha Rama.

    Lajmi Paraprak

    Napoli nderon Maradonën, fanellë speciale për ndeshjet e nëntorit

    Lajmi i rradhës

    50 vite pas rikthimit historik të Kinës në OKB

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë