Ata për dëshirën e mjerë për pushtet ishin të gatshëm ta çojnë vendin tatëpjetë, ndërsa populli të vuajë. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit për Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, një shoqëri të përbashkët dhe të barabartë, paqen e qytetarëve brenda dhe marrëdhënie të mira me fqinjët”, ka shkruar këtë pasdite kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, pasi VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, E Majta dhe Besa kanë dorëzuar në Kuvend nismën për votim të mocionit të mosbesimit Qeverisë, përcjell Nistori.
Zaev shton e ky shtet ka popull, ka qytetarë, demokratë, luftëtarë, politikanë dhe parti politike që nuk do ta lejojnë Mickoskin, Apasievin dhe Gruevskin ta kapin dhe shkatërrojnë sërish vendin dhe se kauza e LSDM është civile dhe shtetërore.
“Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, shkruan Zaev. /Nistori/