Thirret seanca për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë

    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.

    Me këtë rast kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ka bërë thirrje për seancën për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, e cila seancë do të mbahet ditën e enjte (11.11.2021) në ora 11.00h.

    “Informojmë se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë.Për të gjitha hapat dhe proceduat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend”. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Deputetët nuk janë fëmijë që mos ta dijnë se për çfarë nënshkrimi bëhet fjalë

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nga dëshira për pushtet, përsëri duan ta robërojnë dhe shkatërrojnë shtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë