Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, pas mungesës së deputetit të Lëvizjes Besa, Kasriot Rexhepi, në seancën për mosbesimin e Qeverisë ka reaguar në Facebook.
“E fuqishme. Kidnapuan deputet duke menduar se ashtu nuk do të bien”, ka shkruar Apasiev.
Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi, nëpërmjet FB ka shkruar se nuk do ta mbështesë rrëzimin e qeverisë se për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.