Kjo është arsyeja pse Kastriot Rexhepi nuk ishte i pranishëm në kuvend

    Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk është i pranishëm në Kuvend në seancën ku duhet të votohet mosbesimi i Qeverisë “Zaev 2”.

    Nëpërmjet Facebook-ut ka sqaruar se pse ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme.

    Reagimi i plotë:

    Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV. Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë. Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura.

    Lajmi Paraprak

    Kryeministri holandez: Bullgaria nuk mund të bëjë çfarë të dojë

    Lajmi i rradhës

    Apasiev: Kidnapuan deputet duke menduar se kështu nuk do të bien nga pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë