Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha së fundi në një postim në Facebook ka shkruar se kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve iu pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit, përcjell Nistori.
“Kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit. Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN! Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi.”, – shkruan Hoxha.