Dostojevski: E para është që veten tuaj mos e gënjeni

    Fyodor Dostoevsky është një nga emrat më të njohur të letërsisë ruse dhe asaj botërore. I konsideruar edhe si një nga ekzistencialistët, rrymë moderne filozofike, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrafshin intelektual.

    “Vëllezërit Karamazov”, është një nga librat e tij më të njohur.

    “E para është që veten tuaj mos e gënjeni. Njeriu që e gënjen veten e tij, ai që i vë veshin gënjeshtrës së vet, shkon deri aty, sa asnjë lloj të vërtete nuk e dallon dot, as në veten e tij, as në njerëzit që e rrethojnë, për rrjedhojë ai humbet respektin ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

    Duke mos i respektuar, ai pushon së dashuruari, kurse duke mos pasur dashuri, për ta detyruar veten që të argëtohet, jepet pas pasioneve të shfrenuara, pas përmbushjes së tundimeve të ulëta, duke u kthyer kështu në kafshë dhe duke u mbuluar nga mëkati.

    E pra, që të gjitha këto i vijnë ngase gënjen veten dhe të tjerët. Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër.”

    – Fyodor Dostoyevsky, “Vëllezërit Karamazov”./Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi e mbylli seancën, vazhdon qeveria aktuale

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Nesër do ta dorëzoj dorëheqjen si ministër

    Lajme tjera

    Poezi nga Dritëro Agolli

    Kur dashuroheshim në kohën tonë,Kur tretesha dhe digjesha për ty,Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,Kalonte dhe një muaj apo…
    Më tepër

    JEMI ÇKA HAMË

    Poezi nga: Andri Snaer MagnasonPërktheu: Maksim Rakipaj Gjyshi ishte 70% ujëgjyshi ishte 70% përroiqë prej rridhte prej malitpranë…
    Më tepër

    FJALË DASHURIE

    Walt Whitman thotë se ai që ecën për një minutë, pa dashuri, ecën i mbuluar me qefin drejt…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë