Pas shfaqjes në Kuvend të deputetit Kastriot Rexhepi, ka reaguar VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickovskit thonë se “sot u pa se si duket njeriu i shantazhuar, ndërsa metodat me të cilat LSDM dhe BDI ia ndryshuan mendjen Kastriot Rexhepit nuk janë demokratike.
Në reagimin e opozitës maqedonase thuhet se në konferencën për media, Rexhepi ka pasur shumë kundërthënie në tregimin e tij dhe dukej person i cili interesin personal e ka para atij kolektiv.
Opozita vlerëson se pushtetin të cilin Rexhepi e shpëtoi përkohësisht, e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur në Maqedoni dhe rënia e tij është e pashmangshme. /Nistori/
Banka Botërore parasheh rritje ekonomike në Kosovë dhe në rajon
Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe…