Zaev bisedon me Gashin rreth mundësisë që AAA të bëhet pjesë e qeverisë

    Kryeministri Zoran Zaev për TV AlsatM vërtetoi se gjatë ditës ka pasur një komunikim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi dhe nga ai kërkoi të zgjedh ditën kur dëshiron të takohet për të biseduar rreth mundësisë që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, gjegjësisht pjesë e Qeverisë, përcjell Nistori.

    Burime të LSDM tregojnë se kanë kërkuar qëndrimin e Gashit për të konfirmuar bisedën telefonike dhe takimin e mundshëm, por deri në këto momente nuk ka përgjigje konkrete. Ndërkohë Alternativa ka mbledhur kryesinë e ngushtë për të diskutuar hapat e mëtejmë si subjekt politik. Jo zyrtarisht, Alternativa po shqyrton mundësinë për të qenë pjesë e pushtetit, por një informacion të tillë as nuk e konfirmojnë dhe as nuk e përgënjeshtrojnë nga partia e Afrim Gashit.

    Ky i fundit në paraqitjen e të premtes në AlsatM tha se janë të gatshëm të negociojmë për Qeveri derisa partisë së tij i bëhet ofertë konkrete. Madje Gashi ka potencuar se ofertën për t’u bërë pjesë e shumicës do ta shpalos edhe para partnerit të koalicionit me të cilin vazhdon bashkëpunimi.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Kastriot Rexhepi” | Reagon VMRO-DPMNE: Sot u pa sesi duket njeriu i shantazhuar

    Lajmi i rradhës

    Vonesa të reja në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë