Sot pritet të propozohen masa të reja për personat e pavaksinuar

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ditë më parë theksoi se sot do të kenë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të bisedohet për masat e reja kufizuese.

    “Është caktuar takim ku do të bisedojmë se çfarë masash do të vendosen. Do të dalim me propozime konkrete dhe më pas do t’i dorëzojmë në qeveri”, tha Filipçe duke shtuar se masat do të jenë më shumë për personat e pavaksinuar.

    Sipas tij, sistemi shëndetësor momentalisht është i ngarkuar dhe kjo nuk duhet të tolerohet në kohën kur kemi vaksina.

    “Vjen sezoni i dimrit dhe nuk lejohet që të mos imunizohen qytetarët”, tha Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Sa e korruptuar është Britania e Madhe?

    Lajmi i rradhës

    Pse problemet me tretjen shkaktojnë stres

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë