“Lamtumirë”

    Robert Burns

    E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
    le të numërojmë çastet e humbura të vetëm,
    dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse gjetën
    tek njëri-tjetri ndonjëherë strehë.

    Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
    le të thyhet amalgam i fundit që na bashkon!
    Ti mos qesh kur të më shohësh duke qarë si fëmijë,
    sepse dashuria e patrembur burrërinë e rrëzon.

    Lamtumirë! Lamtumirë, e dashur,
    tani pas po shkoj të numëroj orët e lumtura bashkë,
    po shkoj të numëroj puthjet e përmalluara,
    kohën time askush nuk do ta vrasë.

    Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara.
    Sigurisht, ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur,
    në një zjarr përkëdhelish që trupin ta ftoh,
    por gjithsesi unë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon.

    Heshtja le t’i thyejë dyert e harrimit,
    që kujtimet me ty mos t’i harroj asnjëherë.
    Me uiski le të dehem, ta pi vetminë e gjatë.
    Të çirrem, të ulëras, të mallkoj. Lamtumirë prapë!

    Lajmi Paraprak

    Historia e trishtë e Maya Angelou, autores që frymëzoi Bill Clinton e shumë autorë të tjerë

    Lajmi i rradhës

    Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

    Lajme tjera

    Mos pyet

    Ibrahim Berisha Faji pak para se të qajëI kujt është? Pse ujë pa hije, gjithë ky ujëNë kashtën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë