Ekspertët e trafikut kanë konstatuar disa gabime në pjesën e rindërtuar të autostradës Struma në Bullgari, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e kompanisë “Besa Trans”.
Aksi është hapur për qarkullim javën e kaluar, por ekspertët nga Qendra Evropiane për Politikë të Transportit thonë se tabelat e reja rrugore, sinjalizimi i ri dhe rrethojat e zëvendësuara kanë cilësi të pakënaqshëm.
Për tabelat e vendosura gabimisht, thonë se ekziston mundësia e madhe që vozitësit të hutohen, gjegjësisht krijohet rrezik shtesë.
Qendra Evropiane i bëri thirrje Agjencisë bullgare të infrastrukturës rrugore që të rishqyrtojë kompetencën e punonjësve të saj, raportojnë mediat bullgare.
Inspektorja e ushqimit dyshohet se mori 250 euro ryshfet, PThP-ja e Shkupit nis hetimet
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të…






