Gjykatësi Enver Bexheti ishte në pushim mjekësor, por për lirimin e Mijallkovit ishte i pranishëm para vendimit të këshillit

    Pavarësisht gjykatësit zëvendësues, gjykatësi Enver Bexheti, siç bëri të ditur dje Alsat, sërish kishte vendosur ta ndërpresë pushimin mjekësor. Kjo ka ndodhur para vendimit të këshillit tre anëtarësh në të cilin ai ishte pjesë, për heqjen e paraburgimit ndaj Mijallkovit. Bexheti ishte në pushim mjekësor që nga java e kaluar, pasi Apeli ia hoqi për herë të parë paraburgimin Mijalkovit, me një garanci prej 11 milionë eurosh. Alsat kërkoi që Bexheti të komentojë se pse ka vendosur të paraqitet personalisht, por ai nuk deshi të komentojë.

    Ndryshe nga një javë më parë, kur ish shefit të policisë sekrete iu caktua paraburgimi për një rast tjetër, përkatësisht “Parcelat në Vodno”, ai dje doli i buzëqeshur nga burgu i Shutkës.

    “A do të qëndroni në Shkup? –Nuk arratisem. Mirupafshim- deklaroi Sasho Mijallkov- ish-drejtor i DSK-së.

    Alsat njoftoi dje se garancia prej 11 milionë euro në pronë për dalje nga Shutka është nën hipotekë bankare. Banka private ka rënë dakord që prona të jetë nën hipotekë shtetërore në rast se Mijalkov arratiset.

    Edhe pse e njëjta pronë ka qenë objekt i veprës penale, Prokuroria nuk ka mundur ta ngrijë pikërisht për shkak të hipotekës bankare. Mijallkov tani është në liri, por nuk guxon ta lëshojë vendin. Patjetër duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë sipas masës së kujdesit për lëndën “Thesari”.

    Ndryshe, lirim nga paraburgimi për rastin “Parcelat në Vodno” kërkon edhe biznesmeni Orce Kamçev. Gjykata e Apelit sot nuk ka vendosur për te. Mundet kjo të ndodhë nesër para fillimit të vitit 2022.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët e trafikut konstatojnë gabime në autostradën “Struma” ku ndodhi tragjedia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë