Nga bizonët te zogjtë: Si kafshët e egra mund të ndihmojnë pengimin e përhapjes së zjarreve

    Foto: Lirim Shabani

    Viti që lamë pas u konsiderua si viti më i nxehtë, ndërkaq edhe më i keqi për nga zjarret nëpër botë. Çereku i pyjeve australiane u dogjën, e rreth 4.2 milionë hektarë edhe në SHBA. Këto shifra që i sjell Forumi Ekonomik Botëror padyshim se paraqesin të dhëna të frikshme.

    Krahas zjarrfikësve, kafshët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në pengimin e përhapjes së zjarreve, duke i ngrënë barërat e ndezshme, përcjell Nistori. Ndihmën e tyre në këtë drejtim mund ta japin edhe insektet.

    Nuk ka mungesë teknologjie për të parashikuar përhapjen e zjarreve, por çfarë na ofron natyra? Përgjigjja për këtë vjen nga Australia, ku një ekip shkencëtarësh thonë se kafshët, zogjtë, e madje edhe insektet mund të jenë ‘armë efektive kundër zjarreve’.

    E si mund të ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se shtimi i kafshëve të egra që hanë pjesët e druve dhe shkurret që mund të përflaken mund të ndihmojë në parandalimin e zjarreve.

    Tashmë kjo ide është testuar në SHBA. Një tufë prej 500 dhish u konsideruan si meritore në parandalimin e zjarrit përreth bibliotekës presidenciale Ronald Reagan në Kaliforninë e Jugut, pasi kishin ngrënë kaçubet e ndezshme përreth kësaj biblioteke.

    Gjithashtu, në Spanjë, ekipet që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit kishin përdorur bizonët për të ulur rrezikun e zjarreve. Kjo kafshë e zhdukur kaherë në Europë është duke u rikthyer në një pjesë pyjore të Andaluzisë, ku ka bimësi me bollëk për të ngrënë, të cilat janë të ndezshme.

    Siç u theksua më lartë, insektet dhe pakurrizorët e tjerë, si insektet. Këto krijesa ndihmojnë që mikrobet të depërtojnë në gjethe, shkruan Nistori. Zogjtë australianë (malleefowl) i grumbullojnë gjethet mbi të cilat lëshojnë vezët. Në këtë mënyrë krijojnë pengesë të zbrazët dhe kjo pengon përhapjen e zjarrit.

    Edhe elefantët, gjatë ecjes së tyre, krijojnë shtigje të cilat shërbejnë si pengesë e zbrazët që pengon përhapjen e zjarrit.

    Mirëpo, kur flasim për zjarret, jo të gjithë kafshët ndikojnë në të mirë të pengimit të përhapjes. Ka bagëti dhe lepuj që i hanë drutë e vegjël dhe kjo nxit shtimin e gëmushave të ndezshme. Kjo është vërtetuar në rajonin e Patagonisë. Një lloj brumbulli amerikan i dobëson drutë, duke mos u kalbur lehtësisht, e duke i bërë më të ndezshëm. Një studim tjetër në SHBA tregon se kafshët kullotës priren të ushqehen me dru gjethor, duke i lënë ato halorë. Mënjollat janë gjithashtu ndihmës të mëdhenj të përhapjes së zjarreve.

    Lajmi Paraprak

    Shkenca dhe pseudoshkenca

    Lajmi i rradhës

    KF Shkëndija e siguroi titullin e kampionit të sivjetëm të futbollit në LPFRMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë