Shkenca dhe pseudoshkenca

    Fosilet janë mbetjet e gjurmëve të krijesave që kanë jetuar në të shkuarën, të cilat janë kthyer në gur pas vdekjes së tyre dhe janë ruajtur në brendësi të shkëmbinjve. Janë zbuluar mijëra lloje të ndryshme fosilesh…

    1…që radhiten që prej baktereve primitive që kanë jetuar e vdekur 3.5 miliardë vjetë më parë e gjer te njerëzit e parë, të cilët fillimisht u shfaqën në Afrikë brenda 200 mijë viteve të fundit. Fosilet dhe mënyra e tyre e vendosjes brenda shtresave të njëpasnjëshme shkëmbore janë një thesar i vërtetë informacioni në lidhje me zhvillimin e jetës mbi Tokë dhe tregojnë se si format e vonëta të jetës kanë evoluar nga format e mëparshme.

    2…që radhiten që prej baktereve të thjeshta gjer te qeniet e hershme njerëzore. Të gjitha këto krijesa të zhdukura, bashkë me krijesat që vazhdojnë të jetojnë, janë krijuar nga Zoti në një periudhë gjashtë-ditore rreth 600 mijë vite më parë. Shumica e kafshëve të fosilizuara kanë vdekur gjatë një përmbytjeje katastrofike që përfshiu gjithë botën rreth 1 mijë vite më pas.

    Dy pikëpamje kundërshtuese mbi mënyrën se si janë krijuar fosilet e mbi atë se çfarë na tregojnë ato. E para është një pikëpamje qartësisht ortodokse që përgjithësisht mund të jepet nga një gjeolog ose një paleontolog. E dyta mund të paraqitet nga një njeri që beson në krijimin e Tokës së re dhe mendon se shpjegimi biblik i krijimit të universit që jepet në Librin e Gjenezës është i vërtetë. Asnjëri prej tyre nuk e sheh me simpati mënyrën se si tjetri i shikon gjërat: kreacionisti beson se shkencëtari ortodoks gabohet plotësisht në shumë aspekte të rëndësishme, veçanërisht në pranimin e teorisë së evolucionit nëpërmjet përzgjedhjes natyrore; shkencëtari ortodoks mendon se kreacionisti udhëhiqet nga zelli fetar, ndoshta i motivuar politikisht dhe qartësisht i mashtruar nëse mendon se është angazhuar në një ndërmarrje shkencore serioze. Kjo sepse sipas pikëpamjes së përgjithshme shkencore, ”pseudoshkencë”.

    Nëse gjendeni në një gropë

    Kronologjia vijuese që qëndron mbrapa evolucionit kërkon që të mos ketë ndodhur asnjëherë ndonjë ”ndryshim” gjeologjik (fosile që gjenden jo në shtresat e duhura shkëmbore). Kjo është një hipotezë krejtësisht e testueshme dhe lehtësisht e përgënjeshtrueshme: na duhet vetëm që të gjejmë një fosil të vetëm dinosauri në të njëjtin shkëmb me një fosil ose artifakt human dhe evolucioni është hedhur poshtë. Në fakt, ndërmjet miliona specieve fosile që janë nxjerrë në dritë, nuk është gjetur as edhe një ndryshim i vetëm: një konfirmim masiv i teorisë. Për kreacionistin, e njëjta provë është shumë e pavolitshme. Midis shumë orvatjeve të dëshpëruara për të shpjeguar provën, një sugjerim është ”një klasifikim hidrailik i veprimeve”, në të cilin densiteti, masa, trajta, etj., e trupit supozohet të shkaktojnë ndryshime në fundosje dhe prej këtu, t’i vendosin kafshët në shtresa të ndryshme. Një ide tjetër është se kafshët më të shkathëta janë më në gjendje për të shkuar në terrene të larta dhe prej këtu të mos fundosen thellë. Pra, nëse ndodheni në një gropë gjeologjike…

    Ç’ështja e shkencës

    Çfarë është saktësisht shkenca? Është e qartë se na duhet një përgjigje për këtë pyetje nëse duam të dallojmë mashtrimet prej gjërave të vërteta. Gjithsesi, çështja është e rëndësishme – pretendimet e shkencës janë të stërmëdha dhe ndonjëherë edhe të ekzagjeruara. Jeta njerëzore është transformuar përtej parashikimeve në harkun e disa qindravjeçarëve: janë ç’rrënjosur sëmundje shkatërruese; udhëtime që do kërkonin javë tani bëhen në disa orë, njerëzit kanë shkelur në Hënë; është zbuluar struktura nën-atomike e lëndës. Këto dhe një mori arritjesh mahinitëse i janë atribuar shkencës. Fuqia transformuese e shkencës është kaq e madhe sa që vetëm pretendimi se diçka është ”shkencore” shpesh përdoret për të shkurajuar analizat apo vlerësimet kritike. Por jo të gjitha ndërmarrjet shkencore qëndrojnë përtej kriticizmit, ndonëse disa pretendime nga periferitë e shkencës – ose nga shkenca përtej tyre – mund të jenë artificiale dhe me të vërtetë të rrezikshme. Kësisoj, aftësia për të njohur të vërtetën është shumë e rëndësishme.

    Metoda hipotetike

    Konceptimi i zakonshëm është se ”metoda shkencore” është hipotetike: ajo fillon nga të dhënat e sigurara nga vëzhgimi dhe nga mjetet e tjera dhe më pas shkon te teoria, duke u përpjekur të përpilojë hipoteza që shpjegojnë të dhënat në fjalë. Një hipotezë e suksesshme është ajo që u reziston parashikimeve të mëtejshme testuese që nuk do të ishin parashikuar në ndonjë mënyrë tjetër. Kështu, lëvizja bëhet prej vëzhgimit empirik te përgjithësimi dhe nëse përgjithësimi është i mirë dhe i mbijeton ekzaminimit të zgjatur, eventualisht ai mund të pranohet si ”një ligj universal i natyrës” që pritet të mbetet i vërtetë në rrethana të ngjashme, pavarësisht vendit dhe kohës. Vështirësia e këtij koncepsioni të shkencës është i ashtuquajturi ”problemi i induksionit”, që është i paraqitur mbi 250 vite më parë nga Dejvid Hjum.

    Përgënjeshtrimi

    Një përgjigje e rëndësishme ndaj problemit të induksionit është dhënë nga filozofi austriak, Karl Poper. Në thelb, ai pranonte se problemi nuk mund të zgjidhej dhe vendosi ta anashkalonte atë. Më saktë, ai sugjeroi se asnjë teori nuk duhet të konsiderohet e vërtetuar, pavarësisht se sa shumë prova e mbështesin atë; më saktë, ne do ta pranojmë një teori derisa ajo të jetë përgenjështruar (ose hedhur poshtë). Kësisoj, ndonëse vëzhgimi i një milionë e një deleve të bardha nuk mund të konfirmojë hipotezën e përgjithshme se të gjitha delet janë të bardha, vëzhgimi i një deleje të vetme të zezë mjafton për ta përgënjeshtruar këtë hipotezë. Sipas Poperit, përgënjeshtrueshmëria është dhe kriteri përmes të cilit mund të dallohet shkenca e vërtetë nga imitueset e saj. Një teori ”e kënaqshme” shkencore ndërmerr rreziqe, duke bërë parashikime të guximshme që mund të testohen e të rezultojnë të gabuara; në kundërshtim me këtë, një pseudoshkencë bën gjoja sikur është e sigurtë dhe i mban gjërat të paqarta me shpresën se do t’i shpëtojë demaskimit. Kjo teori vazhdon të jetë ndikuese, edhe pse shumë njerëz nuk do ta pranonin përjashtimin e induksionit nga metodologjia shkencore apo marrëdhënien shumë të thjeshtë që ajo vendos ndërmjet teorive shkencore dhe të dhënave (me sa duket neutrale ose objektive) mbi të cilat ato bazohen.

    Përcaktueshmëria e teorisë përmes të dhënave

    Një mënyrë tjetër për të arritur në të njëjtin përfundim është të thuash se teoria shkencore është gjithnjë ”e përcaktueshme” nga të dhënat e disponueshme: vetëm të dhënat nuk janë kurrë të mjaftueshme për të na mundësuar që të zgjedhim përfundimisht një teori dhe të hedhim poshtë një tjetër. Në fakt, parimisht çdo numër teorish alternative gjithmonë mund të sajohen në një mënyrë të tillë që të shpjegojnë apo ”t’u përshtaten” një bashkësie të dhënash. Çështja është nëse kualifikimet e ndryshme dhe shtesat e nevojshme ad hoc për të mbështetur një teori janë më të mëdha nga çmund të mbajë teoria. Ky proces i rregullimeve dhe përmirësimeve është një pjesë tipike e metodologjisë së shkencës, por nëse pesha e të dhënave kundër teorisë është shumë e madhe, mund të mos ketë asnjë alternativë (racionale) përveç refuzimit të saj.

    Problemi për kreacionizmin është se ekziston një cunami të dhënash kundër tij. Le të marrim vetëm dy shembuj:

    • radiometria dhe metoda të tjera datuese që përforcojnë gjeologjinë, antropologjinë dhe shkencën planetare duhet të hidhen poshtë krejtësisht në mënyrë që të hapet rruga për një kronologji të Tokës së Re;
    • shtresëzimi i fosileve brenda shkëmbinjve dhe mungesa mahnitëse e ndryshimeve (fosile të gabuara që shfaqen në vende të gabuara) – të gjitha imponojnë prova për evolucionin – kërkojnë shtrembërime ekstravagante nga ana e kreacionistit.

    Gjithashtu, kreacionizmi paraqet një mori problemesh të vetat. Për shembull, për të arritur një përmbytje globale do të nevojitej një burim masiv uji dhe gjer tani asnjë sugjerim (përplasja e një komete të akullt, një kupë e avullt mbi atmosferë, depozitat nëntokësore, etj.) nuk ka qenë i besueshëm. Shpesh kundër kreacionizmit thuhet se ai nuk ndërmerr rreziqe – si ai nuk bën pohime të guximshme e të përgënjeshtrueshme që janë karakteristike për shkencën e vërtetë. Ndoshta do të ishte më e drejtë të thuhej se ai bën disa pohime fantastike e të rrezikshme që nuk mund të mbështeten nga asnjë lloj të dhënash.

    50 ide filozofike
    Ben Dupre

    Lajmi Paraprak

    Mjetet e komunikimit dhe opinioni publik

    Lajmi i rradhës

    Nga bizonët te zogjtë: Si kafshët e egra mund të ndihmojnë pengimin e përhapjes së zjarreve

    Lajme tjera

    Krimbat

    EDMOND  TUPJA Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë