Pas mbledhjes së kryesisë ekzekutive të LSDM-së, kryetari i LSDM-së dhe njëherit mandatar për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski ka prezantuar emrat e zyrtarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë në përbërjen e qeverisë së re, shkruan Nistori.
Shumica e emrave janë kuadër i ri, përveç Oliver Spasovskit i cili sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme dhe Fatmir Bytyqi për zv. kryeministër i Çështjeve Ekonomike.
Këto janë emrat dhe funksionet nga radhët e LSDM-së:
- Sllavica Gërgovska – Zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
- Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
- Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për çështje evropiane
- Sllvajana Perovska – Ministre e Mbrojtjes
- Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
- Nikolla Tupançevski – Ministër i Drejtësisë
- Ljupço Nikollovski – Ministër i Bujqësisë
- Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
- Bisera Stojçevska – Ministre e Kulturës
- Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Ndryshe, sot Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të kësaj jave pritet të mbahet seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë. /Nistori/