Osmani: Kemi siguruar mbështetje edhe nga vendet skeptike për zgjerimin e BE-së

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme ka folur rreth bisedimeve me Bullgarinë. Osmani tha se përveç problemit me Bullgarinë, vendi ka arritur të sigurojë mbështetje të fuqishme edhe nga vendet skeptike për procesin e zgjerimit të BE-së.

    “Dua të theksoj se në kushte kur udhëheqim një kontest asimetrik, me vendin që tashmë është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe është në tryezë me partnerët tjerë, kemi arritur të sigurojmë mbështetje të patër, pa hamendje nga 26 vendet tjera anëtare. Kemi arritur ti paraqesim argumentet tona, dhe jo vetëm ta mbajmë mbështetjen për nisjen e negociatave nga vendet që na mbështesin tradicionalisht, por arritëm që të marrim mbështetjen edhe nga vendet që publikisht në mënyrë skeptike e shohin procesin e zgjerimit”, tha mes tjerash Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Nga tetë ditë si kryeministër, Kovaçevski ka kaluar katër me qeverinë bullgare

    Lajmi i rradhës

    A do të tërhiqet Rama nga politika pas mandatit të tretë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë