Qeveria në seancën e sotme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagë minimale në pajtim me vendimet e Këshillit socio-ekonomik, përcjell Nistori.
Me këto ndryshime me të cilat shuma më e vogël e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e vogël se 18.000 denarë, në kornizë ligjore janë vendosur dhe sjellë ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së shpenzimeve për jetesë, si edhe kriteri sipas së cilit lartësia e pagës minimale nuk do të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
KShZ publikon jehonën e votuesve deri në ora 13:00
Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 23.95%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare…