Presidenti bullgar, Rumen Radev pret garanci nga Maqedonia

    Presidenti bullgar Rumen Radev pret garanci nga Maqedonia. Ai thotë se Bullgaria pret garanci kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, përcjell Nistori.

    “Bullgaria nuk pret garanci të reja, por garanci kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, duke i shtuar ato në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesët e tjera të përmendura të popujve”, tha Radev.

    Ai thotë se kjo duhet të ndodhë përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Maqedoni ka takuar sot kryetarin e Unionit Qytetar Demokratik në Maqedoni, Petar Kolev.

    Siç njoftoi ai në Facebook, takimi ishte për të shkëmbyer mendime për çështjet aktuale të brendshme dhe politike, por edhe për kontekstin e përgjithshëm të marrëdhënieve në lidhje me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spiro Ristovski del nga burgu shtëpiak, edhe ish-ministri ofron garanci

    Lajmi i rradhës

    Qeveria miraton ndryshimet ligjore për pagën minimale prej 18 mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë