Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me palën bullgare është hapur proces i negociatave dhe se janë formuar grupet e punës të cilat janë duke punuar në më shumë fusha si ajo e ekonomisë, infrastrukturës e kështu me radhë.
“Me Republikën e Bullgarisë kemi hapur proces të negociatave, janë formuar grupet e punës të cilat janë duke punuar në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, transportit, sot u realizua edhe fluturimi i parë. Ndërkohë sa i përket komisionit të historianëve, është mirë që tu lihet historianëve që të flasin për historinë dhe politikanët për politikën”, tha Kovaçevski.