Nga 1 marsi, parkimi zonal në Shkup do të jetë më i lirë

    Këshilltarët në seancën e 5-të të sotme i shqyrtuan informacionet për gjendjen në Ndërmarrjen Publike “Parkingu i qytetit” – Shkup dhe u pajtuan me Vendimin për ndryshime dhe plotësime në çmimoren e shërbimeve të ofruara nga kjo ndërmarrje. Në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të kompanisë, paraprakisht është marrë vendim për uljen e çmimeve në zonat e parkimit në qytet, i cili u votua sot nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit, përcjell Nistori.

    Me këtë Vendim për ndryshimin e Çmimeve të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Parkingu në qytet”, ulja ka të bëjë me parkimin për një orë në zonat, përkatësisht në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D zvogëlohet në 25 denarë.

    Ky vendim për uljen e çmimit të parkimit në Shkup do të zbatohet nga 1 mars 2022. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    NUK MJAFTOJNË VETËM LIGJET

    Lajmi i rradhës

    Besimi në mjekësi si mjet i ndikimit rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë