Ish-kryeministri i socialisteve, njëherësh ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, teksa ka deklaruar se po shkohet drejt “Luftës së Dytë të Ftohtë”.
Majko thekson se Federata Ruse është kthyer në një kundërshtar gjeopolitik i Perëndimit.
Sipas tij Rusia ka detyruar Perëndimin që të fillojë furnizimin me armatim të Ukrainës dhe ky është vetëm fillimi.
Për Majkon kjo që po ndodh është ironi për historinë ruse, pasi Kievi sipas tij, po kthehet si “Stalingradi” i Europës përballë pushtimit rus.
“Federata Ruse është kthyer në një kundërshtar gjeopolitik i Perëndimit. Kjo është arsyeja pse po shkojmë drejt Luftës së Dytë të Ftohtë.
Politika ruse ka detyruar Perëndimin të fillojë furnizimin me armatim të Ukrainës. Dhe ky është vetëm fillimi.
Kjo që po ndodh është ironi për historinë ruse. Kievi është kthyer si “Stalingradi” i Europës përballë pushtimit rus. Lufta, bën që një “askush” në Ukrainë, të bëhet më i rëndësishëm se sa dikush si Lavrov”, thekson Majko.