Historianët bullgarë pohojnë se është bërë përparim në punën e Komisionit të Përbashkët

    Ka përparim në punën e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, thanë disa historianë bullgarë para raundit të sotëm të bisedimeve me homologët e tyre maqedonas në Shkup.

    “Takimi deri tani po shkon mirë. Nuk e kemi përfunduar ende punën, por tani për tani është mirë. Ka hapa përpara”, u përgjigjën shkurt anëtarët e komisionit bullgar para mbledhjes së sotme, e cila është e dyta nga pesë të planifikuara për këtë vit.

    Bashkëkryetari i pjesës bullgare të Komisionit, Angel Dimitrov, i pyetur nëse ka pasur ndonjë përparim në takimin e djeshëm, nuk ka dhënë detaje.

    “Kur të arrijmë në fund, atëherë do t’ju tregojmë. Jo tani. Ka hapa përpara, mund të përcaktohet”, është përgjigjur shkurt Dimitrov.

    Lajmi Paraprak

    Ali Pajaziti: Maqedonia e Veriut momentalisht përjeton defetizëm social

    Lajmi i rradhës

    Mesazhi i kreut të BFI-së me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë