Komuna e Çairit me njoftim për regjistrimin e filloristëve

    Fotografi ilustruese

    Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit, në përputhje me protokollet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid-19.

    Nga Komuna gjithashtu theksojnë se aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm k;t; vit mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës., kjo sipas tyre do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla.

    Prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.

    Komuna apelon që të gjitha palët e përfshira në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) të kenë vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Bie numri i të infektuarve me COVID-19, propozohet zbutja e masave

    Lajmi i rradhës

    Mësimi online dhe librat digjitalë në Maqedoni, të dëmshëm për nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë