Edhe postat hynë në grevë, kërkojnë rritje lineare të pagës

    Nga dita e djeshme punonjësit e Postës kombëtare kanë nisur grevë të përgjithshme. Kryetari i sindikatës së Postës së Maqedonisë së Veirut, Boro Veligdanov ka njoftuar se kërkojnë rritje lineare të pagave neto në vlerë prej 3.000 denarë.

    BORO VELIGDANOV-KRYETAR I SINDIKATËS SË POSTAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

    “Nesër (04.15.2022) do të fillojmë bisedime intenzive me këshillim drejtues dhe do ta shohim propozimin e tyre. Propozimi i tyre është rritje lineare e pagave, së pari të proceseve teknike nga 1 qershori, dhe një mundësi financiare me kompaninë, për të punsuarit tjerë në admisitratë të jetë nga 1 gushti”.

    Nërsa, drejtori i përgjithshëm I Postave të Maqedonisë së Veriut Jani  Makraduli informoi se punëtorët respektojnë obligimet ligjore për punën dhe dërgimin e dërgesave në kushte greve, meqë kanë nisur negociatat, siç tha  ai, punonjësve do t’u  paguhen mëditjet.

    JANI MAKRADULI-DREJTOR I POSTËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

    “Ne jemi shoqëri aksionare në pronësi shtetërore, që vetë fiton dhe kuptohet si aksionere, qeveria gjithmonë në lidhje me disa komponenta na ndihmon. Kështu që nuk bëhet fjalë vetëm për ndihmë të pagave, por edhe të na ndihmojë t’i paguajmë faturat elektrike dhe të ngjajshme. Ajo se çka dua në fillim të apeloj, kuvendi të sjellë  ligj për nevojat e postave, e cila është në procedurë parlamentare dhe ndihmonë në tërë procesin”.

    Makraduli faleminderoi organizatat e sindikatave  për bashkëpunim të mirëfillt me të cilët bashkarisht dëshirojnë më të mirën për të gjithë puntorët.

    Kryetari i Sindikatës së  Postës së Maqedonisë Boro Veligdanov sqaroi se nësë  gjejnë gjuhë të përbashkët me këshillin drejtues atëher mundet të perfundojnë grevën, në të kundërtën greva do të vazhdojë. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: Ne i ndihmojmë refugjatët ukrainasë të gjithë njëjtë, pa dallim feje

    Lajmi i rradhës

    Anketa: ShBA vendi më miqësor për shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë