Natë në Prishtinë

    Agim Vinca

    Natë në Prishtinë
    (Para bustit të Pjetër Bogdanit e Hasan Prishtinës)

    Kur bie nata në Prishtinë
    E dimri derdh shi e borë
    Mblidhen kokë më kokë të dy
    E kuvendojnë deri vonë

    Kur bie nata në Prishtinë
    E merr ngricë e bën acar
    Pip mbi gur në çdo stinë
    Ata – kryesogjetarë

    Kur bie nata në Prishtinë
    Qyteti ka ethe, e zë kolla
    Ata s’shtinë gjumë në sy
    Njëri te Kisha, tjetri te Shkolla

    Kur bie nata në Prishtinë
    E zjarri shuhet, bëhet hi
    Ata na ngrohin shpirt e frymë
    Tash treqind vjet a tre mijë

    Rrafsh treqind a tre mijë
    Të dy bashkë ata rrinë
    Err e terr pa gjumë në sy:
    Sa zgjat nata në Prishtinë?

    Lajmi Paraprak

    Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë më 10 maj

    Lajmi i rradhës

    Mediat e huaja japin lajmin ekskluziv: Kosova shpreson të anëtarësohet në Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik

    Lajme tjera

    UNË DHE BABAI

    Nga: Pär Lagerkvist (fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1951)Përktheu nga suedishtja: Qerim Raqi Kur isha rreth…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë