Ukraina përgatitet për sulme të përshkallëzuara ruse

    Parada e uhstrisë ukrainase / Kiev

    Autoritetet ukrainase u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse përpara festës së ‘Ditës së Fitores’ që shënohet më 9 maj, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët thanë se evakuimi i civilëve në një fabrike çeliku të rrethuar në Mariupol kishte përfunduar.

    Megjithatë, fati i luftëtarëve të mbetur atje është i paqartë.

    Zyrtarët ukrainas më 7 maj deklaruan se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit ishin evakuuar nga fabrika masive e çelikut Azovstal që është sulmuar prej javësh nga forcat ruse mes rrënojave të qytetit port.

    “Urdhri i Presidentit është zbatuar: Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një deklaratë në mediat sociale.

    “Kjo pjesë e misionit humanitar në Mariupol ka përfunduar,” shtoi ajo pa dhënë detaje.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më vonë se një “fazë e dytë” e evakuimit do të ndodhte tani, me të plagosurit dhe personelin mjekësor që do të nxirren nga aty.

    Puna do të vazhdojë më 8 maj për të siguruar të gjitha korridoret humanitare në mënyrë që kush dëshiron të largohet të ketë të mundur rrugëdaljen.

    Ai shtoi se Kievi po përpiqej të nxirrte luftëtarët e fundit nga uzina e çelikut, por se “ishte jashtëzakonisht e vështirë”.

    Frika po rritet se një përballje përfundimtare, e përgjakshme midis luftëtarëve ukrainas dhe trupave ruse mund të ndizet nëse mbrojtësit nuk lejohen të evakuohen.

    Evakuimi i fabrikës së çelikut Azovstal u intensifikua gjatë dy ditëve të fundit edhe pse Rusia ka vazhduar të godet objektin dhe këtë qytetit strategjik, i cili tani është kryesisht i rrënuar. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ish-lideri austriak Kurz përjashton mundësinë e rikthimit në politikë

    Lajmi i rradhës

    A do ta pushtojë Rusia Moldavinë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë