Punonjësit e Drejtorisë për Librat Amë përsëri në protesta

    Punonjësit e Drejtorisë për Librat amë nga e mërkura sërish dalin në protesta para Ministrisë së Financave. Sindikata i dha afat Ministrisë për t’u përgjigjur nëse ka para për të përmbushur kërkesat e dakorduara më parë me Ministrinë e Drejtësisë. Ato kanë të bëjnë me pagat e largimit dhe pagesën e K-15 në shumën prej 60 për qind të pagës mesatare.

    “U bëj thirrje që të mbledhin forcat dhe të ulemi në tryezë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje për këtë problem që kanë punonjësit. Nëse nuk ka zgjidhje, ne jemi përsëri këtu. Hapi tjetër është bllokimi i Ministrisë së Financave – cilat rrugë dhe si – do të informoheni për këtë. Kjo që po ndodh tashmë, unë pyes haptas – a ka filluar qeveria t’i ndajë punonjësit? A është kjo Qeveri për të gjithë qytetarët në vend apo ka filluar t’i ndajë sindikatat si të pranueshme, do të flasim me ta apo jo?!”, deklaroi Marjan Risteski- Konfederata e Organizatave Sindikale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BLLOKIMI I KUVENDIT | Opozita kërkon të dëgjohet zëri i tyre

    Lajmi i rradhës

    Para festës, shumë institucione nën dry!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë