Pas zjarrit që shpërtheu sot në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë, në një deklaratë për media Besar Durmishi nga Komuna e Tetovës, pohoi se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, njofton Nistori.
“Ne si Komunë kemi ardhur menjëherë me zjarrfikësit këtu në këtë situatë, zjarrëfiksit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit, kemi kërkuar ndihmë nga Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Shkupit si dhe bashkë me ushtrinë kemi kërkuar që të angazhohen helikopter për shuarjen e zjarrit sepse është e pamjaftueshme zjarri të shuhet vetëm me kamionët për shuarrjen e zjarrit. Apeloj tek qytetarët që kanë problem me frymëmarrjen dhe mushkëritë të mos dalin jasht, ato të cilët e kan të patjetërsueshme të vendosin maska dhe të dalin. Viktima nuk ka, ka vetëm dëme materiale”, deklaroi Durmishi. /Nistori/