Xhamia e Banicës në mëshirë të fatit

    NJË FAMILJE MYSLIMANE KUJDESET PËR MIRËMBAJTJEN

    Vetëm 2 kilometra larg Strumicës shtrihet fshati Banicë. Emri i vjetër i këtij fshati, sipas dokumenteve osmane, ka qenë Shehr Azad që do të thotë “qyteti i shpëtuar”. Në të gjendet Xhamia e rrënuar.

    Nuk dihet emri i saktë i kësaj xhamie, por kujdestarja e këtij objektit fetar thotë se quhet Xhamia e Junkarit.

    Bazuar në një shënim në dokumentin që është gjetur në këtë objekt fetar, supozohet se ky kompleks i përbërë nga një xhami, teqe dhe tyrbe është ndërtuar 400 vjet më parë nga Mahmut Beu i cili është i varrosur në këtë kompleks, ku ruhen edhe 7 varre tjera.

    “Dikur në xhaminë e fshatit Banicë të Strumices, pikërisht ne këtë vend ka qëndruar imami i këti fshati, ndërsa sot nga kjo xhami ka mbetur kjo që po e shihni.

    Demir Jashari kishte udhëtuar nga Bogdanci për të vizituar tyrben dhe xhaminë.

    ”Vertet kjo xhami është katastrofë, vërtet duhet të ndihmohet që të rindertohet kjo xhami, këtu ka vetem një familje myslimanë e cila kujdeset për xhaminë dhe tyrben” – tha Demir Jashar, visitor

    Ky objekt fetar i lënë pas dore, me kupola, me një minare gjysmë të rrënuar, e ndërtuar me gurë dhe tulla, me tetë dritare të mbrojtura me parmaqe hekuri, të përpunuara me topuza, sipas historianëve të artit, nuk është karakteristikë e xhamive të ndërtuara në zonat rurale dhe sipas dokumentit të gjetur kjo xhami i përket shekullit XVII. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Bazilika e Ladorishtës e lënë në harresë! Banorët janë përpjekur vet ta mirëmbajnë, por policia nuk i lejon

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohen sërisht biletat ndër-urbane në Maqedoni, studentët e ekspozuar ndaj harxhimeve më të mëdha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë