Bullgaria nën presion ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut?!

    Nuk do të bëjmë asgjë nën presion, tha sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Bullgaria është nën presion ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

    “Nuk bëhet fjalë për presion politik. E gjithë korniza që dikush po na bën presion, ndërsa ne a do të bëjmë diçka nën presion – nuk do të bëjmë asgjë nën presion. Kjo duhet të jetë absolutisht e qartë për të gjithë popullin bullgar. Ajo që po bëjmë është të shohim nëse dëshirat dhe nevojat bullgare për mbështetjen e bullgarëve në RMV mund të garantohen përmes procesit evropian. Do t’ia lë Ministrisë së Jashtme, sepse janë duke negociuar tani.” tha Petkov.

    Petkov shtoi se është çështje tjetër, nëse mund të garantohet pozicioni bullgar përmes procesit evropian, ndërsa jo a do të na bëjë dikush presion për çfarëdo qoftë.

    Lajmi Paraprak

    “BALLKANI I HAPUR” | Çka kërkon një shtet i NATO-s si Maqedonia në një nismë, ku lider kryesor shfaqet Serbia

    Lajmi i rradhës

    “Ballkani i Hapur” sot dhe nesër në Ohër, priten marrëveshje të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë