Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media në Bruksel e hodhi poshtë propozimin francez, përcjell Nistori.
“Nuk duhet të lejohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dhe rajoni të pengohen për shkak të një shteti anëtar të BE-së, i cili thjesht dështon të koordinojë dhe të sigurojë zhbllokimin e rrugës sonë europiane”, tha kryeministri Kovaçevski në Bruksel.
“Ne nuk duhet të lejojmë që çështjet dypalëshe të bëhen një problem shumëpalësh,” – theksoi Kovaçevski, duke iu referuar propozimit francez.
“Propozimi në këtë formë është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, shtoi kryeministri Kovaçevski në Bruksel. /Nistori/