Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell deklaroi këtë pasdite se kishte rënë dakord me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së se nuk kishte asnjë qëllim për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së, raporton korrespondentja e AIM nga Brukseli, përcjell Nistori.
“Kishte një pajtueshmëri në Këshill sot, se nevojitet përshpejtim i procesit të reformave të ndërlidhura me BE-në, gjithashtu duam të përshpejtojmë procesin e aderimit dhe nuk kemi ndërmend të ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ai pas një takimi me 27 ministra të jashtëm të BE-së.
Borrell theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për deklaratat mbi ndarjen e Shkupit dhe Tiranës dhe se pozicioni në Këshill nuk ka ndryshuar rreth kësaj çështje. /Nistori/