Bekteshi paralajmëron masa të reja kundër krizës

    -Në momentin kur të miratohet ribalanci i buxhetit, kur do të kemi mundësi të krijojmë masa dhe t’i ridizajnojmë ato ekzistuese, do t’u bëjmë thirrje të gjitha Odave ekonomike, të gjitha palëve të involvuara, sindikatave dhe do të dalim me masa shtesë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

    Bekteshi informoi se çdo ditë merr letra nga shoqata dhe oda të ndryshme ekonomike, duke potencuar se Ministria është e gatshme për takime dhe për të diskutuar në detaje.

    “Sa i përket masave kundër krizës, presim që të miratohet ribalanci i buxhetit. Institucionet janë gati për të përballuar krizën. Çdo ditë marr letra nga Odat Ekonomike dhe shoqata të ndryshme. Të gjithë ata që janë të interesuar ta japin kontributin mund ta bëjnë publikisht, dhe sigurisht ne jemi gjithmonë të gatshëm për takime dhe diskutime në detaje”, deklaroi ministri duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas dorëzimit të kontratave për “Subvencionimin e pagave” në Tetovë.

    Dje, shtoi ai, ka pasur edhe deklaratë nga ana e kryetarit të partisë opozitare.

    “Ai tha se donin të përfshiheshin dhe të kontribuonin në pjesën e përballjes me krizën, që në mënyrë indirekte e pranon se masat e mëparshme janë bllokuar qëllimisht. Ata kanë pasur mundësi të përfshihen edhe atëherë, e tash e bëjnë një propozim të tillë për interes politik. Jo, institucionet janë të gatshme të përballen me çdo krizë, për ushqim, për energji elektrike si dhe për ngrohjen qendrore”, theksoi Bekteshi./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Bislimoski: Çmimet e derivateve do të ulen

    Lajmi i rradhës

    Në Shkup do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë