Në Shkup do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave

    Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datë 06.07.2022 (e mërkurë) në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:

    1. Dezinsektimi nga ajri kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e mërkurë), në orët e para të mëngjesit.
    2. Dezinsektimi nga toka kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e mërkurë), gjatë ditës.

    Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e spërkatjes, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar. Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi paralajmëron masa të reja kundër krizës

    Lajmi i rradhës

    Çka u diskutua në takimin Kovaçevski – Sela?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë